Ekzekutohet i riu shqiptar në Itali

Një emigrant shqiptar në Itali është ekzekutuar në mënyrë misterioze në qytetin e Pratos, pranë Firences.

Policia ka identifikuar viktimën si 27 vjeçarin A. D. Ai është gjetur i pajetë në një lulishte dhe ekspertiza vërtetoi se vdekja i ka ardhur nga një plumb pas qafe, që nga hetuesit interpretohet si ekzekutim.

I riu shqiptar jetonte prej 20 vjetësh me familjen në Itali ku punonte si hidraulik. Baba i një fëmije të vogël, ai ishte i apasionuar pas simulacioneve të betejave dhe armëve. Dhe kur është gjetur pa jetë, kishte në trup nje veshje ushtarake.

Nëna e viktimës ka treguar se i biri kishte qenë për darkë në shtëpine e së motrës. Personi i fundit që ka parë gjallë viktimën rreth ores 23 të ditës së shtunë. Në fakt disa persona me banim pranë vendit të vrasjes, kanë dëshmuar se u është dukur se kanë dëgjuar një si shpërthim kapsollash rreth mesantës.

Hetuesit nuk kanë dhënë asnjë hipotezë, por kanë deklaruar se do të hetohen të gjitha pistat. Ata kanë deklaruar se pasioni i viktimës për luftën, vështirë se mund të ketë lidhje me vrasjen e tij.

Ekspertët thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gjurmë gjaku.
(albanews.gr)


No comments:

Post a Comment