Në Francë nuk lejohet që familjarët të jenë menaxherë të futbollistëve dhe për këtë arsye, Agim Cana kishte kontaktuar me një tjetër person për të marrë pjesë në negociatat e transferimit të Lorikut. Menaxheri do të përfitonte 350 mijë euro nga transferimi, por Agimi i kishte thënë personit të kontaktuar se gjysmat e parave do t’ja kthente, pasi personi që po i bënte realisht negociatat, ishte pikërisht babai i Canës.
Pavarësisht dënimit, Agim Cana nuk do të përfundojë në burg. Ai do ta vuajë dënimin vetëm në rast se e përsërit sërish këtë gjë. Ai do të paguajë vetëm një gjobë prej 80 mijë eurosh.
No comments:
Post a Comment