Lajme të mira: Telefonat mobil nuk shkaktojnë kancer

Shoqata Daneze për kancer zbuloi se telefonat mobil nuk shkaktojnë këtë sëmundje të rëndë. Ky zbulim është si rezultat i një studimi të cilën shoqata e ka kryer ndaj 350.000 abonentëve të telefonisë në një periudhë prej 18 vite. Ky studim në fakt është plotësues të një studimi më të vjetër nga 2007.

Studimi zyrtar, publikuar në British Medical Journal, zbulon se nuk ka asnjë lidhje midis përdorimit të kancerit dhe kancerit. Kanceri nuk është parë as në ata persona që përdorin telefonin më shum se një dekadë. Hulumtimi është zhvilluar në atë mënyrë që është krahasuar shfaqja e kancerit në ato njerëz që përdorin telefonat mobil dhe ato që nuk i përdorin. Hulumtimi tregoi se shfaqja e kancerit është pothuajse e njejtë, pa dallim nëse të anketuarit kanë prdorur telefona mobil ose jo.

Edhe pse studimi i shoqatës daneze për rak konfirmon studime tjera të cilat kanë ardhur në të njejtin përfundim, ai megjithatë përban një dobësi. Problemi në këtë studim është sepse është marrë në konsideratë vetëm numri i abonentëve mobil, dhe jo edhe numri sa ato telefona mobil janë përdorur.

No comments:

Post a Comment