Barcelona e ka mposhtur 3-0 skuadrën e Racing Santander me ç′rast mbetet edhe lider i Premiera Divison. Për Barcelonën ndeshja filloi keq pasi Gerrard Pique u detyrua të largohej që në minutën e 9-të, ndërsa në vendin e tij u inkuadrua francezi, Abidal.
Pas dy minutave të inkuadrimit të Abidal, Lionel Messi shënoi golin e parë në këtë takim për rezultatin 1-0.
Pas tij Barcelona e vazhdoi dominimin e saj si gjithmonë dhe këtë e konfirmoi Xavi që shënoi për 2-0 pas asistit të Pedros dhe ky mbeti rrezultati i pjesës së parë.
Pjesa e dytë filloi përsëri mirë për katalanasit por or erdhi koha që të vuloset takimi e këtë e bëri Messi që shënoi golin e dytë të këtij takimi.
Barcelona kishte edhe disa raste tjera siq ishte ai i David Villa pas asistimit nga Alcantara e ai i Abidalit që tentoi në mënyrë akrobatike por edhe pas kësaj rrezultati mbeti 3-0.
Pas këtij takimi Barcelona ende mbetet liderë me plotë 17 pikë me një më shumë se Reali e 3 më shumë se Levante që nesër e zhvillon takimin.
Shikoni golat:
szólj hozzá: Bar 1-0 Rac
szólj hozzá: Bar 2-0 Rac
szólj hozzá: Bar 3-0 Rec
/albeu.com/
No comments:
Post a Comment