Horoskopi Ditor 26/10/2011

Dashi

Mundohuni ta ndryshoni sa me shpejt rutinen e jetes ne cift. Nese mendoni gjate gjithe kohes se partneri ju do dhe s’mund te beje asgje pa ju, rrezikoni te perballeni me nje surprize te pakendeshme. Beqaret do kene shume fat per nje takim te vecante kesaj rradhe. Nese krijoni nje lidhje me te, do jeni te lumtur per nje kohe te gjate. Me financat do tregoheni shume impulsive. Kujdes!
Demi

Sot do kerkoni te dominoni mbi te dashurin e zemres duke i imponuar menyren tuaj te te vepruarit. Kujdes! Me kete sjellje jo vetem qe mund te lindin konflikte por rrezikoni edhe ta lendoni partnerin. Beqaret do ndihmohen shume nga Dielli, i cili do iu premtoje nje dite shume te mire per dashurine. Ne planin financiar duhet te beni kujdes nga Neptuni. Mos beni shpenzime te medha.
Binjaket

Do jeni shume sentimentaliste sot. Nga ane tjeter xhelozia do jete me e theksuar se me pare, cka mund te shkaktoje edhe probleme. Beqaret do jene mjaft sharmante dhe do terheqin vemendjen e te gjitheve. Perfitoni nga kjo dite per te bere per vete ate qe doni! Dielli dhe Merkuri do e permiresojne mjaft buxhetin tuaj. Cdo gje do jete ne ekuiliber dhe ju do jeni te qete.
Gaforrja

Dita duket shume premtuese per ata qe jane ne cift. Venusi do iu beje t’i shijoni gjithe kenaqesite qe iu jep te qenit ne nje lidhje. Dashuria per beqaret do shkoje mire dhe ju do kaloni momente te mrekullueshme. Dilni, pranoni ftesa dhe argetohuni sa me shume te mundni. Ne planin financiar do e keni te veshtire ta permiresoni situaten pas problemeve qe keni patur. Beni durim!
Luani

Ne cift nuk do i duroni me detyrimet dhe kerkesat e shumta te partnerit. Gjithsesi kujdes! Nese largoheni shume nga ai do e keni te veshtire t’i rregulloni gjerat. Beqaret nuk do humbin fare kohe. Do pranoni propozimet qe do iu behen pa hezituar fare. Me e rendesishme per ju eshte te perjetoni kenaqesi. Me shpenzimet duhet te beni kujdes. Situata financiare do jete e paqendrueshme.
Virgjeresha

Edhe pse do jeni paksa te shqetesuar per dicka ne lidhjen tuaj, gjerat do shkojne mire. Mund te filloni edhe projekte per te ardhmen. Per beqaret, atmosfera do jete e mbushur me pasion. Per disa mund te kete edhe nje dashuri me shikim te pare. Duhet te jeni te vemendshem ne cdo moment. Me financat do tregoheni te kujdesshem. E dini mire gjendjen tuaj dhe do iu vini fre edhe shpenzimeve.
Peshorja

Marredhenia me partnerin do jete shume e mire. Te dy se bashku do “luftoni” me disa probleme dhe kjo do iu afroje me teper me njeri tjetrin. Deshirat romaneske te beqareve do fillojne te konkretizohen. Do iu jepen mundesi per njohje te reja. Perfitoni sa me shume! Persa i perket situates financiare, fale taktikes dhe delikateses qe iu rrethon, do mund te kaloni cdo problem. Bravo!
Akrepi

Jeta ne cift do te influencohet mjaft nga Jupiteri. Cdo problem apo tabu do te zgjidhet. Perfitoni nga kjo situate pa pasur frike dhe pa hezitim. Beqaret kesaj here do terhiqen nga persona shume me te rinj ne moshe. Nga njera ane eshte me mire keshtu sesa te lidheni me dike me te madh. Me financat do iu mbeshtese Plutoni. Gjithsesi kjo nuk do te thote qe ju nuk duhet te tregoheni te matur.
Shigjetari

Atmosfera per ciftet do jete konfliktuale. Ka shume mundesi qe ju te debatoni me partnerin per gjera te parendesishme. Kujdes, mos i tejkaloni limitet! Beqaret do te ndihmohen shume nga Urani, i cili mund te sjelle edhe nje dashuri shume te bukur. Mos e lini kete mundesi t’iu ike nga duart. Ne planin financiar do keni shume probleme dhe te gjitha keto fale pakujdesise suaj. Merrni masa!
Bricjapi

Kohet e fundit gjerat nuk kane shkuar mire me partnerin. Keni qene te stresuar dhe keni pasur veshtiresi ne komunikim. Kjo dite do jete paksa me e qete dhe do filloni te vendosni dialog. Hena do ndikoje pozitivisht per beqaret. Ajo mund te sjelle edhe nje takim shume te kendshem. Ekuilibri financiar do te prishet nga Plutoni. Beni kujdes nese nuk doni te ngeleni me xhepat bosh.
Ujori

Venusi do kujdeset sot per jeten sentimentale te te gjitheve. Marredhenia e cifteve do jete e ngrohte, sensuale dhe do mbizoteroje bashkepunimi. Beqaret edhe pse do hasin disa pengesa do i shprehin ato qe ndjejne. Pritet nje dite me shume fat per ju. Do mundoheni te ruani nje ekuiliber financiar dhe te kontrolloni deshirat per te shpenzuar pa kufij. Para se te veproni, mendohuni mire!
Peshqit

Ata qe jane ne cift do mundohen te verifikojne aftesine e tyre per te joshur, por kjo do i coje ne fillimin e nje aventure te re. Mos kujtoni se kjo dashuricke nuk do kete pasoja tek ekuilibri i lidhjes suaj. Beqaret nuk duhet te presin mrekulli kete here. Vetem disa prej jush, te ndikuar nga Plutoni do kene njohje te reja. Financat nuk do jene te keqija, por nuk eshte momenti per shpenzime te medha.

No comments:

Post a Comment