Aspirina parandalon kancerin e zorrëve

Shkencëtarët thonë se personave me rrezikshmëri të lartë për t’u prekur nga kanceri i zorrëve duhet t’u jepet një dozë ditore me aspirinë, transmeton “Starti” njoftimet. Dy hapa në ditë për dy vjet rresht zvogëluan prekjen nga kanceri i zorrëve me 63 % në një grup prej 861 pacientësh me rrezikshmëri të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje, bën me dije një studim i publikuar në “The Lancet”.

Profesor John Burn nga Universiteti i New Castel, i cili udhëhoqi studimin, tha se provat duken “jashtëzakonisht të forta”.

Ekspertët e tjerë thanë se konkluzionet e fundit u shtohen provave të tjera se aspirina mund ta luftojë kancerin.

Studimi u krye në 861 studentë me sindromën Link, i cili prek një në çdo 1 mijë persona. Ata luftojnë për të zbuluar dhe riparuar AND-në e dëmtuar çka do të thotë se ka më shumë mundësi që zhvillojnë një seri kancerësh, përfshirë atë të zorrëve, barkut dhe stomakut
(femina.al)



No comments:

Post a Comment