Sipas policisë Kasa është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë shkuar blutë e qytetit të cilët nisën kryerjen e veprimeve hetimore.
Sipas të dhënëve paraprake, policia është shprehur se rezulton se viktima ka gjetur vdekjen si pasojë e ushtrimit të dhunës dhe asfiksisë, dhe si autore e dyshuar e kësaj ngjarje të rëndë, është identifikuar Dallandyshe Kasa e moshës 55 vjeçare, e identifikuar si bashkëshortja e viktimës.
Menjëherë uniformat blu bën shoqërimin e 55 vjeçares në dyert e policisë, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(noa.al)
No comments:
Post a Comment