Mediu: PS kërkon të ndalë integrimin e vendit

Republikanët analizuan sot përfaqësimin e tyre në zgjedhjet vendore të 8 majit, ndërsa i bënë thirrje opozitës që të jetë pjesë e vendimmarrjeve në vend.

Sipas kryetarit Fatmir Mediu, tendenca e PS-së, për mospranimin e zgjedhjeve është një përpjekje për të ndalur integrimin.

“Partia Socialiste duhet të rikthehet në institucione dhe të kontribuojë në integrimin e vendit drejt BE-së. Partia republikane është forca e dytë e djathë dhe arriti rezultate mjaft të kënaqshme në zgjedhje e fundit. Fitorja në zgjedhjet e 8 majit është fitorja e shqiptarëve dhe ajo që duhet bërë tani është përgatitja për fushata të tjera më të vështira”, ka deklaruar kreu i PR-së, Fatmir Mediu.(noa.al)



No comments:

Post a Comment