Bulqiza, kompania kërkon takim në Tiranë, minatorët kundërshtojnë

Kompania ACR kërkon takim me minatorët e Bulqizës, por i kushtëzon bisedimet me vendin e takimit.

Një ditë pasi minatorët vendsën që ditën e hënë të zhvillojnë në Tiranë, një protestë para ambienteve të zyrës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Ekonomisë reagon firma ACR.

Ajo ka kërkuar takim me minatorët, të premen në Tiranë. Por, minatoret kundërshtojnë, duke këmbëngulur që takimi të mbahet në Bulqizë.

Ata kërkojnë realizimin e kërkesave si: kushte më të mira pune, rritje të pagës me 20%, kryerjen e investimeve të premtuara, sidomos në pusin kryesor, largimin e subjekteve të palicencuara nga territori i ACR-së, miratimi i statusit të minatorit dhe ulja e moshëes së daljes në pension.
(noa.al)



No comments:

Post a Comment