Lista e re e qeverisë përbëhet prej 26 emrave përfshirë edhe kryeministrin, pasi u shqyrtua në mbledhjen e Këshillit të Lartë Qëndror të Partisë AK nën kryesinë e Kryeministrit Erdogan, më pas i është dorëzuar Presidentit Abdullah Gyl për ta miratuar.
Një temë tjetër e rëndësishme e Këshillit të Lartë Qendror ishte edhe programi i qeverisë që do të lexohet pas shpalljes së Këshillit të ri të Ministrave.
Bazën e programit të ri të qeverisë e përbëjnë kushtetuta e re, gjykimi i shpejt, uniteti kombëtar dhe vazhdimi i projektit të vëllazërisë.
Më poshtë publikojmë emrat e ministrave të rinjë që do të formojnë kabinetin e ri qeveritar të Turqisë:
Zv. Kryeministër: Bylent Arënç ( BÜLENT ARINÇ)
Zv. Kryeministër: Ali Babaxhan (ALİ BABACAN)
Zv. Kryeministër: Beshir Atallaj ( BEŞİR ATALAY)
Zv. Kryeministër: Bekir Bozdaë (BEKİR BOZDAĞ)
Ministri i Drejtësisë: Sadullah Ergin (Sadullah Ergin)
Ministri për Çështjet Familjare dhe Politikat Sociale: Fatma Shahin (FATMA ŞAHİN)
Ministri për Çështjet e Bashkimit Evropian: Egemen Baësh (EGEMEN BAĞIŞ)
Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë: Nihat Ergyn (NİHAT ERGÜN)
Ministri për Çështjet e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore: Faruk Çelik
Ministri i Ambientit dhe Çështjeve Urbane: Erdoan Bajraktar ( ERDOĞAN BAYRAKTAR)
Ministri i Punëve të Jashtme: Ahmet Davutollu (AHMET DAVUTOĞLU)
Ministri i Ekonomisë: Zafer Çallajan (ZAFER ÇAĞLAYAN)
Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore: Taner Jëlldëz (Taner Yıldız)
Ministri i Rinisë dhe Sportit: Suat Këllëç (SUAT KILIÇ)
Ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë: Mehdi Eker (MEHDİ EKER)
Ministri i Doganës dhe Tregtisë: Hajati Jazëxhë (HAYATİ YAZICI)
Ministri i Brendshëm: Idriz Naim Shahin (İDRİS NAİM ŞAHİN)
Ministri i Zhvillimit: Xhevdet Jëllmaz (CEVDET YILMAZ)
Ministri i Kulturës dhe Turizmit: Erturull Gynaj ( ERTUĞRUL GÜNAY)
Ministri i Financave: Mehmet Shimshek (MEHMET ŞİMŞEK)
Ministri i Arsimit: Omer Dinçer (ÖMER DİNÇER)
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare: Ismet Jëllmaz (ISMET YILMAZ)
Ministri i Transportit: Binali Jëlldërëm (BİNALİ YILDIRIM)
Ministri i Shëndetësisë: Rexhep Akdaë (RECEP AKDAĞ)
Ministri i Pyjeve dhe Çështjeve të Ujit: Vejsel Erollu (VEYSEL EROĞLU)
Mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave do të zhvillohet sot (7/07/2011) .
(www.albanews.gr)
No comments:
Post a Comment