Ndërsa prestigjiozja britanike The Economist, ka krijuar një indeks shumë interesant për matjen e fuqisë blerëse, sipas çmimit që vendos McDonald’s për hamburgerin e saj Big Mac. Siç raporton Balkan Insight, Bosnja do bëhet me McDonald’s. Më 20 korrik hapet restoranti në Sarajevë. Por hapja e tij nuk ka qenë e lehtë për shkak të pengesave që hasen në një vend të korruptuar. Megjithatë ata ia kanë dalë. Boshnjakët e shohin si një ogur të mirë për investimet e huaja. Edhe çmimet do jenë të ulëta, duke justifikuar indeksin e Big Mac. Tani Shqipëria, dhe sigurisht edhe Kosova, mbeten të vetmit vende që nuk kanë një McDonald’s, simbol i globalizimit. Të paktën diçka e kemi të sigurt: SHBA nuk na sulmon kurrë.
(www.gazetatema.net)
No comments:
Post a Comment