Ervis Gega, talentja shqiptare në Gjermani

Janë me dhjetëra artit shqiptarë që prej vitesh falë punës së tyre të talentuar po shijojë suksesin në skenat e botës. Mes tyre është dhe violinistja e njohur shqiptare Ervis Gega Dodi, e cila prej vitesh ka fituar një sukses me krijimtarinë e saj artistike në Gjermani. Violinistja e talentuar shqiptare do të rinisë koncertet e saj në Bon, ku këtë fundjavë tingujt e violinës së saj të shoqëruar si gjithmonë nga orkestra filarmonike do të mbushin skenën në qiell të hapur të Kështjellës Poppelsdorf.
E ndërsa ka kaluar vetëm pak kohë nga suksesi i saj në Shtutgard në muajin shkurt, me pas në Hamburg, Nuremberg e Hanover gjatë marsit e prillit, artistja vazhdon të mahnitë publikun europian me talentin e interpretimin e saj. Ervis Gega është kthyer në një nga muzikantet më të njohura të viteve të fundit në skenat gjermane, ndërsa në programin e fundjavave të korrikut Ervis Gega do të sjellë kryevepra të muzikës klasike. Dy Rondo të Moxartit dhe Katër Stinët e Vivaldit do të luhen gjatë këtyre ditëve për publikun. Edhe pse larg Shqipërisë suksesi Ervis Gegës vazhdon pa reshtur, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave gjermane. Ervis Gega ka lindur në vitin 1974 në qytetin e Fierit. Ajo u rrit dhe u formua si artiste në gjirin e një familje violinistësh. Prindërit e saj Virgjil dhe Valentina Gega kanë qenë artisë në çdo lloj veprimtarie muzikore simfonike në Fier dhe në shkallë kombëtare. Ervisi është një talent kombëtar dhe evropian, e cila u rrit si e tillë në ambientet e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier dhe më pas të kolegjit artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Ervisi është themeluese e Duetit “Spohr” për violinë dhe harpe. Për veprimtarinë e saj koncertale në vitin 2001, ajo u zgjodh sëbashku me harpisten e saj Silke Aichhorn “Artiste e Vitit” të Republikes Gjermane të Rheinland-Pfalz-it. Në vitin 1990 ajo shpërngulet në Gjermani ku dhe shkollohet akoma dhe më tepër në skenat kalorsiake të violinës europiane. Televizioni i njohur Gjerman ZDF, i kushtoi artistes një emision të tërë pas suksesit të shkurtit, ndërsa shtypi i shkruar vijon të shkruaj për çdo sukses të saj. Violinistja Ervis Gega emigroi në Gjermani në një moshë fare të re. Ajo iu kushtua pasionit të saj violinës, duke studiar në shkolla të rëndësishme dhe sot është një nga artistet më në zë të skenave jo vetëm në Gjermani. Gazeta Sot



No comments:

Post a Comment