Gjobë biznesmenit, arrestohet 28- vjeçari

DURRES- Një 28- vjeçar nga Durrësi është arrestuar nën akuzën e gjobëvënies ndaj një biznesmeni të këtij qyteti.

Struktura Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë Durrës, ka kapur në flagrancë 28- vjeçarin, të identifikuar si Artur Tarja, në kohën kur po tërhiqte një shumë parash, të cilën ai, ia kishte përcaktuar në formë “ gjobe” biznesmenit.

Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas, rreth ores 10.00, ne lagjen Nr. 5 Durres, është kapur në flagrancë në kushtet kur po i dorëzohej shuma prej 2.000.000 lekësh, për përfitimin e së cilës kishte shtrënguar me anë te kanosjes e dhunes shtetasin N.B., 49 vjec, banues ne Durres.
(panorama.com.al)



No comments:

Post a Comment