Kolegji shpërndan mandatet për Këshillin Bashkiak të Tiranës

Kolegji Zgjedhor i jep fund ngërçit për bashkinë e Tiranës dhe vendos shpërndarjen e mandateve për anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak.
Me vendimin e dhënë para pak minutash Kolegji ka pranuar kështu ankesën e Partisë Demokratike, ndërkohë që tashmë e vetmja gjë që pritet është konstituimi i Këshillit.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PD, Oert Bylykbashi, tashmë gjithçka është gati për të nisur punën në bashki. Bylykbashi tha se është vetëm çështje ditësh marrja zyrtare e postit nga kryetari i ri i bashkisë, Lulzim Basha, ndërsa i bëri thirrje PS të pranojë verdiktin e popullit.

Partia socialiste nuk mori pjesë sot në seancën e Kolegjit Zgjedhor, ndërkohë që pak ditë më parë më parë përfaqësuesit e së majtës në KQZ, votuan kundër aktit të KQZ për shpërndarjen e mandateve në Këshillin Bashkiak.

Më 11 korrik, KQZ nuk arriti të miratojë për mungesë kuorumi shpërndarjen e mandateve për këshillin e Bashkisë Tiranë, për zgjedhjet vendore të 8 majit. Anëtarët e KQZ-së votuan 4 vota pro e dy kundër. Tabela e mandateve e miratuar sot nga Kolegji i jep ”Aleancës për Qytetarin” 28 vende në këshillin bashkiak të Tiranës dhe “Aleancës për të Ardhmen”, 27 vende.







(www.noa.al)

No comments:

Post a Comment