Debat për Shqipërinë, Fyle: Dialog dhe reforma

Tejkalim të stanjacionit të krijuar, nisje e dialogut mes palëve dhe plotësimin e reformave të nevojshme për rrugën integruese të vendit, vecanerisht ate te kuadrit ligjor.
Ky ka qenë thelbi i deklaratës së përbashkët të Këshilli të trete të Komitetit Parlamentar të Stabilizim -Asociimit mes vendit tonë dhe BE-së.

Deklarata është lexuar nga Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle, sipas të cilit ndërkombëtarët po shohin me shqetësim situatën politike në vend.

“Duke theksuar ato që kemi diskutuar kemi ndjekur me vëmendje zgjedhjet lokale të 2011, kemi vërejtur me shqetësim se ka pasur polarizim të lartë mbi vendimin e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor rreth vendimeve më të fundit dhe arsyetimit. Zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira, ashtu si demonstruan se korniza ligjore ka nevojë për reforma. Kemi theksuar mungesa në kornizën ligjore të procesit elektoral, që duhen adresuar mes një reforme të thellë elektorale sipas rekomnadimeve të OSBE”- tha ai.

Fyle ka theksuar se do të pritet vlerësimi i OSBE/ODIHR për zgjedhjet.

“Tani që Kolegji ka përfunduar detyrat është koha që politika të tejkalojë stanjacionin dhe t’i kthehet dialogut për funksionimin e institucioneve dhe parlamentit. Duke adresuar 12 prioritet kryesore duhet të ndiqen në mënyrë gjithpërfshirëse që të kemi progres në rrugën drejt integrimit, reformat elektorale dhe kushtetuese dhe duke zbatuar procedurat dhe reformat e tjera që janë urgjente. BE është gati ta lehtësojë këtë detyrë”- tha ai.

Sipas tij, zgjedhjet tashme mbaruan dhe ajo qe ai pret nga Shqipëria eshte reflektimi mbi punën në 12 prioritetet. “Shqiperia t’i kthejë sfidat në mundësi dhe së dyti pres nevojën për reformën e kornizës ligjore. Këto kanë nevojë për një platformë që pozita dhe opozita të bashkëpunojë dhe per kete duhet te jete ne parlament’- tha Fyle.








(www.panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment