Lajmi për shtatzëninë e këngëtares Aurela Gaçe ishte një surprizë e bukur për të gjithë fansat dhe adhuruesit e saj të zjarrtë. Ndërsa në faqet e mediave të shkruara komentohej performanca e Aurelës në Festivalin Europian, një nga të përditshmet shqiptare zbulon lajmin për shtatzëninë e këngëtares së famshme. Edhe vetë ajo, më pas erdhi me një deklaratë për fansat në rrjetin social më të klikuar në botë, duke shprehur gëzimin për embrionin që rritej brenda saj. Partneri i Aurelës mban emrin Skerdi dhe është krahu i djathtë i këngëtares në çdo sipërmarrje të saj. Gjinia e fëmijës është zbuluar: këngëtarja Gaçe do të sjellë në jetë një vajzë. Emrin e saj e ka menduar, por e pushtuar nga supersticionet nuk dëshiron të zbulojë asgjë. Aktualisht Aurela ka vendosur t’i përkushtohet tërësisht kësaj fëmije, ndonëse do ta shohim të angazhuar herë pas here me koncerte. Gazeta Shiptare
No comments:
Post a Comment