Bizneset mitrovicase nivel të mirë bashkëpunimi me ATK-në

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka pritur të premten në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Behxhet Haliti, me ç’rast janë diskutuar mundësitë për bashkëpunimin më të madh ndërmjet komunës, ATK-së dhe bizneseve.
Në takim morën pjesë edhe drejtori rajonal i ATK-së, Ukshin Rrecaj, si dhe drejtori i degës rajonale të Odës Ekonomike, Rrustem Abiti.

Palët kanë vlerësuar se në përgjithësi niveli i bashkëpunimit është i mirë ndërmjet këtyre institucioneve, pasi ka rezultuar edhe me ngritjen e të hyrave nga ana e ATK-së.

Drejtorin i ATK-së, Behxhet Haliti Haliti ka thënë se janë duke vizituar qendrat rajonale për të parë ecurinë e punës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe angazhimet që janë duke u ndërmarrë për gjashtëmujorin e dytë.

Sa i përket rajonit të Mitrovicës, ai tha se në përgjithësi ATK-ja ka një raport korrekt me bizneset.

Sipas tij, sfidë paraqet veriu ku janë duke u bërë përpjekje të mëdha për normalizimin e gjendjes atje sa i përket aktiviteteve të ATK-së.

“Edhe në veri ka biznese që e paguajnë tatimin, mirëpo në nivel të vogël”, u shpreh Haliti.

Në anën tjetër, kryetari Kastrati, ka shprehur mbështetjen për të gjitha aktivitetet e ATK-së.

“Ne jemi ta gatshëm dhe të përkushtuar për bashkëpunim në të gjitha fushat ku mund të ndihmojnë për rritjen e nivelit të tatimeve”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa drejtori rajonal i Odës Ekonomike, Rrustem Abiti tha se kanë nivel të mirë bashkëpunimi me ATK-në, duke përfshirë edhe edukimin e bizneseve për pagesën e tatimit.

Ai përmendi si problem mosfunksionimin e pikave doganore në veri, me çka krijohet një konkurrencë jolojale në treg.(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment