Vitamina A

Vitamina A është një term i cili përmbledh një numër produktesh të quajtur ndryshe retinoidë. Burimet e vitaminës A janë shumë produkte ushqimore me origjinë bimore dhe shtazore.
Vitamina A me origjinë shtazore vjen në formën e acidit retinoik, retinalit dhe retinolit, të gjithë retinoidë të tretshëm në yndyra. Për këtë arsye, vitamina A me origjinë shtazore kur merret në sasi të tepërta, grumbullohet në organizëm dhe shkakton toksicitet.

Vitamina A ndodhet me shumicë edhe në mjaft produkte me origjinë bimore. Në burimet vegjetale, forma kimike ëshë ajo e pararendësve të vitaminës A që quhen ndryshe karotenoidë, produkte të cilat organizmi ka aftësinë t’i konvertojë në forma vepruese të vitaminës A.

Në kushte të një diete të pasur me ushqime të caktuara vegjetale, organizmit i mjaftojnë karotenoidët për të sintetizuar gjithë sasinë e nevojshme të vitaminës A. Për më tepër ato janë të tretshëm në ujë dhe rrallë shkaktojnë toksicitet. Nga qindra karotenoidët që janë identifikuar, rreth 50 prej tyre arrijnë të shndërrohen në vitaminë A kur hyjnë në organizëm.



Roli në organizëm
Vitamina A është e njohur për rolin e saj në procesin e shikimit. Për më tepër, vitamina A ngadalëson proceset dëmtuese në disa sëmundje të syrit me bazë gjenetike. Roli tjetër i njohur i vitaminës A është në shëndetin e lëkurës dhe membranave mukoze. Vitamina A ka gjithashtu rol në rritjen kockore, sistemin imunitar dhe riprodhim.

Pamjaftueshmëria
Pamjaftueshmëria e vitaminës A është e shpeshtë në vendet në zhvillim me shenjën karakteristike të mungesës së saj – verbimin e natës. Në se nuk korrigjohet mungesa e vitaminës A, verbimi i natës mund të kthehet në verbim të përhershëm.

Roli i vitaminës A në proceset imunitare bën që pamjaftueshmëria e saj të rezultojë në vdekje prej disa sëmundjeve që në kushte normale nuk shkaktojnë vdekje (një prej këtyre sëmundjeve është edhe fruthi). Alkoolistët janë një grup që preken shpesh nga mungesa e vitaminës A, prandaj duhet tu rekomandohen ushqime të pasura me këtë përbërës.
Rekomandimi i suplementëve ushqimore ë vitaminës A për alkoolistët duhet të bëhet me shumë kujdes pasi dëmtimi i mëlçisë nga alkooli shton rrezikun për toksicitet nga vitamina A.

Burimet ushqimore
Burimet ushqimore të vitaminës A janë të shumta. Mëlçia është një prej burimeve më të pasura, kur një vakt me mëlçi viçi i jep organizmit shumë më tepër vitaminë A se sa janë nevojat ditore.
Gjithsesi burimet më të përshtatshme natyrore mbeten burimet me bazë bimore – karrotat, spinaqi, pjepri, mangot, kungujt, etj.

Suplementët ushqimorë
Duke qenë se shpesh dieta nuk arrin të plotësojë nevojat e organizmit për vitaminë A apo karotenoidë, rekomandohet marrja e këtij produkti vital për organizmin nëpërmjet suplementëve ushqimore.

Forma e rekomanduar është miksi i karotenoidëve në sasinë 5,000 IU në ditë. Për shkak të toksicitetit, administrimi i vitaminës A tek famijët rekomandohet të kryhet nën mbkqyrjen e mjekut pediatër në doza më të ulta se ato të të rriturve.

Toksiciteti
Siç u theksua më lart, marrja e tepërt e disa prej formave të vitaminës A mund të jetë toksike për organizmin. Në vend të suplementëve ushqimore me përmbajtje retinoli ose acidi retinoik, rekomandohet marrja e karotenoideve (preferohet miks i karotenoideve).

Gjithashtu, duhen shmangur format e koncentruara të vitaminës A si vaji i mëlçisë së merlucit. Shenja paralamjëruese të intoksikimit nga vitamina A janë humbja e flokëve, konfuzioni, dëmtimi i funksionit të mëlçisë dhe probleme me kockat.
(femina.al)



No comments:

Post a Comment