Suksesi ka lindur në të njëjtën ditë me të… Që nga dita që shkeli për herë të parë mbi një skenë, këngëtarja simpatike nga Kosova, Nora Istrefi ka provuar vetëm suksese.
Këngët e saj kthehen sa hap e mbyll sytë në hite ndërsa vetë ajo, tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut me performancat dhe idetë novatore që sjell në projektet e saj muzikore.
Aktualisht, është duke punuar për albumin e ri, koleget nuk dëshiron t’i shoh si rivale, nuk është shumë e aftë në kuzhinë dhe në një të ardhme dëshiron t’i stilojë vetë veshjet e saj. Kjo është Nora Istrefi, këngëtarja shumë e pëlqyer, e cila vjen në këtë intervistë të shkurtër për “Summer”, me energjinë që nuk i mungon asnjëherë, ndonëse e pret një verë e gjatë me shumë koncerte.
Nora si po kalon këto kohë?
Shumë mirë, ndonëse periudhë pushimesh, vetë nuk kam pushuar shumë. Duke përjashtuar pak ditë që kam qëndruar në Turqi si pasojë e xhirimeve për një program, nuk kam marrë ditë të tjera pushimi. Zakonisht për ne këngëtarët vera e tillë është më shumë koncerte sesa pushime.
Së fundmi ke lançuar këngën e re në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, si është pritur tek publiku?
Impakti që ka lënë tek publiku i ka kaluar pritshmëritë e mia, doli vërtet një këngë e bukur dhe të gjithë më kanë komplimentuar.
Është albumi në planet e tua?
Po, pa diskutim. Aktualisht jam duke u marrë me disa këngë të reja dhe besoj që shumë shpejt albumi do të jetë gati për t’iu ofruar publikut, të cilin gjej rastin ta falenderoj përzemërsisht për mbështetjen që gjithmonë më ka dhënë.
Cilat janë rivalet e tua në muzikë?
Pothuaj që të gjitha. Por, unë nuk dua t’i shoh si rivale, dua t’i shoh vetëm si kolege dhe mikesha. Mundohem të punojë me tërë përkushtimin tim, për të arritur gjithnjë e më shumë dhe aty ku unë dua.
Kë nga koleget konsideroni mike?
Me shumicën që njihemi kam raporte shumë të mira. Ka dhe prej atyre që shihemi më shpesh për ndonjë kafe, apo diçka të tillë.
Në mediat shqiptare është përfolur gjatë lidhja juaj me Robertin? Herë thuhet se ndaheni herë thuhet se pajtoheni, cila është realisht relata juaj?
Në lidhje me Robertin mund të them se akoma jemi bashkë, asgjë më tepër. Kjo pjesë me përket vetëm mua.
Për ç’arsye do të hiqnit dorë nga muzika?
Për asnjë arsye. Muzikën e dua aq shumë saqë nuk ma zëvendëson asnjë gjë. Ndaj do ta lë vetëm kur ajo të më lërë mua, kur mos të kem më çfarë të japë në muzikë.
Sa i përket lajmit se në një të ardhme do t’i stiloni vetë rrobat tuaja, ç’mund të na tregoni?
Unë tashmë jam një stiliste me diplomë, ndaj dhe kam deklaruar që ndoshta në një të ardhme do t’i stiloj vetë veshjet e mia. Natyrisht, që kjo varet më shumë edhe nga koha që do të kem në dispozicion, e cila për hir të së vërtetës nuk është gjithmonë në favorin tim, pasi ftesat për koncerte i kam të shumta, megjithatë mendimi im ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prezent kur bëhet fjalë për veshjet në performanca.
Si ju pëlqen ta kaloni kohën e lirë?
Në kohë të lirë kam dëshirë vetëm të qëndroj në shtëpi, të shikoj filma, të dëgjoj muzikë.
A jeni një kuzhiniere e zonja? Cilin ushqim keni si specialitet?
Kam filluar të mësoj më shumë nga kuzhina. Më parë kam ditur të përgatis vetëm ushqime të thjeshta. Keq ë, ç’të bëj (qesh).

(zemra.org)
No comments:
Post a Comment