Moti i kthjellët do të jetë dominues edhe gjatë ditës së nesërme në vendin tonë por gjatë orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash në të gjithë zonën malore Lindore, kryesisht në juglindje të territorit.
Sipas MeteoAlb, edhe pasditja do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa në verilindje dhe juglindje të territorit vranësirat do të gjenerojnë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Parashikohet që vranësirat dhe shirat të largohen gjatë natës dhe për pasojë i gjithë territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë 1- 2 gradë rënie si në mëngjes edhe në mesditë.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 18 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.
Europa
Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jetë dominuese. Përjashtim bëjnë një pjesë e Europës Qendrore dhe zona e Alpeve ku gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet mesatar. Po ashtu vranësira dhe shira në formë rrebeshi do të ketë në gadishullin e Skandinavisë dhe Ishujt Britanike ndërsa në pellgun e mesdheut dhe Ballkan do të dominojë moti i kthjellët dhe temperaturat e larta për shkak të qarkullimit të masave ajrore Afrikane.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Zona e Alpeve rrezikohet nga shira dhe stuhi ere
- Gjermania rrezikon shira intesiv dhe shkarkesa rrufesh
- Ishujt Britanikë do të mbeten me rrebeshe shiu

(noa.al)
No comments:
Post a Comment