Je e mirë ashtu sic je

Disa prej vajzave shihen në pasqyrë dhe shohin çfarë është mirë, disa shohin vetëm çka është keq. Edhe në qoftë se mendon që e pasmja jote është shumë e madhe ose shumë e vogël, ose që këmbët i ke shumë të trasha mund të mësosh t’i duash.
Shumë njerëzve këto gjëra iu duken feminine dhe sexy. Ato të bëjnë të dukesh e fortë dhe në të njëjtën kohë feminine. Dhe e kundërta, vajzat me këmbë të holla mos harrojnë që çfarë atyre personalisht i duket e hollë të tjerëve mund t’i duket e bukur. Po ashtu këmbët e holla duken më të gjata dhe tregojnë për mrekulli me jeans konike ose me funde të gjata dhe të ngushta.

Mbase je e zhgënjyer nga madhësia e gjoksit tënd. Mendohu mirë! Sepse vajzat me gjoks të vogël nuk duhet të humbin kohë duke menduar për një më të madh. Mund të veshin çdo lloj bluze pa sutien dhe s’duhet të bëhen merak kur vrapojnë. As vajzat me gjoksin e madh s’kanë pse të kërkojnë defekte aty ku s’ka.

Dihet qe ky lloj gjoksi tërheq vëmendje çdo herë. Edhe në qoftë se e ke të madhe, të vogël, të sheshtë apo jo, duhet të të pëlqej hunda jote. Një hundë e veçantë mund t’i japi personalitet një vajze. Hunda është një pjesë shumë e rëndësishme e fytyrës, dhe pa të fytyra do dukej bosh! Vetëm mendoni sikur mos kishim hundë…si do të dukeshim? Secili prej nesh rritet në një ritëm të ndryshëm, disa më shumë e disa më pak.

Në qoftë se je e gjatë, mos ec e përkulur vetëm për t’u dukur me e shkurtër! Rri e drejtë dhe me shpatulla të drejta. Në qoftë se je me e shkurtër, mos u bej shumë merak…se jo të gjitha jemi të gjata. Ktheje gjatësinë tënde në avantazh në atë mënyrë që të të njohin njerëzit për këtë gjë.









(www.yllpress.com)

No comments:

Post a Comment