Tërmet 7,8 ballë godet Zelandën e Re

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,8 ballë të shkallës Rihter, u rregjistrua në zonën detare pranë ishujtve Kermandek në verilindje të Zelandës së Re, në orën 21:00 me orën e Shqipërisë.

Sipas Institutit Amerikan të Gjeofizikës (USGS), epiqendra e tërmetit u diktua 211 km në lindje të ishullit Raoul që i përket arkipelagut të Kermandekut.

Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor lëshoi paralajmërim për valë cunami në Zelandën e Re, ishujt Kermandek dhe Tonga.

Nëse krijohen valë cunami pritet që brenda dy orëve ato të arrijnë në kepin lindor të Zelandës së Re dhe pas tre orësh në Okland.







(www.albenews.gr)


No comments:

Post a Comment