Me konkurrencën e madhe që ekziston në tregun e kozmetikës dhe reklamën e shfrenuar, blerja e produkteve të përshtatshme për lëkurën nuk është e lehtë. Reklama ju bombardon me terma në dukje shkencorë, shitësit flasin pa pushim duke ju ofruar produkte “magjike”, raftet janë të mbushur me qindra produkte..
Fatmirësisht ka disa parime që mund të jenë shumë të dobishme gjatë përzgjedhjes së produktit të duhur:
Gjurmët mashtruese! Industria kozmetike ka një sekret të vogël dhe të pistë. Sa herë që një zbulim shkencor evidenton dobinë e produkteve të caktuara për lëkurën, lajmi përhapet. Kompanitë prodhuese e kanë të qartë se klientët e mirë informuar do të përpiqen ta identifikojnë atë përbërës në produktet që përdorin.
Shpesh produktet e zbuluara rishtaz janë shumë të shtrenjta dhe kjo i detyron kompanitë të përdorin sasi fare të vogla të përbërësit thjesht për të përfshirë emrin e tij në listën e gjatë të përbërsve – në paketim, në reklamë, etj.
Kjo funksionon pothuajse kurdoherë, sepse kompanitë prodhuese janë të detyruara me ligj të afishojnë listën e përbërësve të një produkti por jo sasinë dhe përqendrimin e tyre.
Këtë praktikë e ndjekin shpesh edhe emrat më të mëdhenj të prodhuesve të produkteve kozmetike.
Sa shumë shishe! Hidhni një sy në raftet e tualetit tuaj! Sa shishe apo kuti produktesh kozmetike të përdorura përgjysëm shihni? Kjo është ëndrra e përbashkët e kompanive që prodhojnë produkte kozmetike – ata synojnë t’ju bindin të blini të gjithë premtimet e tyre.
Bazuar në “rekomandimet” dhe “këshillat” profesionale gjithkush duhet ta nisë ditën duke përdorur nëntë apo dhjetë produkte kozmetike të ndryshme. Mos bini në këtë grackë. Përdorni sa më shumë produkte multi-funksionale por që kanë përbërësit e duhur.
Mbi të gjitha: mësoni të orientoheni në listën e përbërësve si dhe të ndiqni rekomandimet e ekspertëve të cilët janë të lirë nga konfliktet e interesit (çka është realisht e vështirë).
Më e shtrenjta është edhe më e mira! Një gjë është e vërtetë – nuk mund të merrni kujdes profesional për lëkurën duke paguar çmime produktesh supermarketi. Kjo nuk do të thotë se duhet të bëni të kundërtën dhe të bini pre e produkteve me çmime stratosferike.
Kujdesi i shkëlqyer për lëkurën nuk ka nevojë të jetë domosdoshmërisht i shtrenjtë. Fjalëkalimi edhe këtu është: mësohuni të orientoheni në botën e përbërësve dhe çmimeve!

(femina.al)
No comments:
Post a Comment