Mungon Topi, replika në KLD, Kasmi: KLD jo deklarata politike. Lleshi: Spahiu të rishikojë pozicionin

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka vijuar me replika të ashpra mes anëtarëve dhe nënkryetarit Kreshnik Spahiu.
Zëvendësministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi ka bërë thirrje që KLD të mos bëjë deklarata politike.

Kjo sipas Kasmit vjen nga fakti se nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu është përfshirë politikisht në deklaratat e Aleancës Kuq e Zi kundër ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Ndërkohë edhe një tjetër anëtare e KLD-së replikoi për mungesën e Presidentit të Republikës njëherësh Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në këtë mbledhje.

Duke iu referuar njoftimit zyrtar për mosprezencën e Presidentit Topi, anëtarja e KLD-së, Lefterie Lleshi, kritikoi Kreun e Shtetit se nuk po ushtron si duhet detyrën e tij, dhe këtë ajo e argumentoi me mungesën e zotit Topi në mbledhjen e thirrur prej tij.

Ndërkohë pas replikave me nënkryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu, zonja Lleshi i kërkoi këtij të fundit të rishikojë pozicionin e tij, pasi sipas saj, nënkryetari Spahiu po bën deklarata politike.

Këto replika bënë që në mbyllje të mbledhjes së KLD-së që pritet në mesditë, nënkryetari i KLD-së të mbajë një konferencë për shtyp.








(www.noa.al)

No comments:

Post a Comment