Nje makine e blinduar qe sherben per transportin e parave eshte vjedhur ne Sterling Heights.
Radio WWJ foli me shefin e policise se Sterling Heights Michael Reese, i cili tregoi se kjo ndodhi rreth ores 9: 30 ne Godinen e Departamentit te Thesarit te Michiganit , ne rrugen Dequindre afer rruges 18 Milje.
Ne fillim gjithcka dukej si nje pune e zakonshme.
Pastaj shoferi tregoi se atij i ishin afruar dy burra te cilet i kishin drejtuar armet.
Dy burrat e armatosur kishin marre makinen , nje Ford i vitit 2002 me targe te Michiganit CA 58896 .
Asnje nuk thote se sa para ishin brenda ne makine por zedhenesi i departamentit te Thesarit te Michiganit tha se nuk ka humbur asgje nga parate e shtetit.
Asnje njeri nuk u demtua ne kete akt grabitjeje.(24-ore.com)
No comments:
Post a Comment