Shtëpia e auksionit Sotebi në Londër tha se një dorëshkrim i papërfunduar i autores Xhejn Osten është shitur për 1.6 milionë dollarë.
Dorëshkrimi “Uatsonët” është shitur për 993,250 stërlina (1.59 millionë dollarë) – tri herë më shumë sesa vlerësimi që ishte dhënë para auksionit.
Dorëshkrimi i hershëm i autores Osten, sipas ekspertëve mund të jetë shkruar në vitin 1804, por nuk ishte publikuar gjatë kohës sa ishte gjallë.
Rrëfimi ka të bëjë me një familje prej katër motrave, të bijat e një kleriku të ve.
Sotebi tha se ky është i vetmi dorëshkrim i Ostenit, që gjendet në duart private.
Osten ka publikuar gjashtë novela, përfshirë edhe klasiken “Krenaria dhe pargjykimi”, pra se të vdiste në vitin 1817 në moshën 41 vjeçare.

(gazetaonline.net)
No comments:
Post a Comment