Samiti i Ohrit, më 11 dhe 12 korrik

Më 11 dhe 12 korrik, presidenti i Maqedonisë George Ivanov do të jetë organizator i takimit të tretë rajonal që do të mbahet në Ohër, ndërsa në të do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanovic.
Takimi i parë i këtij lloji është mbajtur në Vlorë të Shqipërisë në vitin 2009, ndërsa i dyti u mbajt vitin e kaluar, në Prizren.

Nga kabineti i presidentit maqedonas thanë se në takim do të bisedohet për integrimet në BE dhe NATO, forcimin e procesit reformues e demokratik, si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet këtyre vendeve.








(www.top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment