270 kg drogë që vinin nga Vlora, arrestohet shoferi shqiptar

270 kilogramë, mariuanë u konfiskuan nga Policia e Brindizit. Policia i ka vënë prangat një shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Droga, e ndarë në disa dhjetra pako u gjend nga autoritetet e kontrollit në një automjet brenda anijes “Shpirti i Jonit”. Anija kishte mbërritur në Brindizi, i nisur më herët nga qyteti i Vlorës. Mariuana ishte fshehur në brendësi të qosheve më të thella të makinës.
Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, një person me kombësi shqiptare. Ai u dërgua në burgun e Brindisit nga ku do të vijojë ndjekja penale me akuzën për trafik ndërkombëtar të drogës.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment