Në 1 Tetor ulen tarifat e SMS mes operatorëve

Nga 1 Tetori do të hyjë në fuqi ulja e tarifave të mesazheve të shkruara (SMS), ndërmjet operatorëve celularë. Altin Rrapaj, drejtor i Rregullimit të Tregut në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), tha për se, kjo masë ndërmerret me synimin për të ndikuar në uljen e tarifave me pakicë.

Sipas analizës së kostove të kryer nga AKEP-i, kosto e terminimit të mesazheve të shkruara ndërmjet operatorëve është 0.6 lekë, ndërsa tarifa që aplikojnë operatorët me njëri-tjetrin aktualisht është 4 lekë.

Tarifat do të ulen në mënyrë graduale, për të arritur në 0.58 lekë në Shtator të vitit 2013. Ndërhyrja për rregullimin e tregut të mesazheve të shkruara nuk është praktikë në vendet e Bashkimit Europian. Vetëm Franca dhe Danimarka e kanë ndërmarrë një masë të tillë, por AKEP-i ka gjykuar se në Shqipëri kjo ishte e nevojshme, për shkak se tarifat janë shumë të larta në raport me kostot.
(ama-news.al)



No comments:

Post a Comment