Vendet që lagen nga deti Adriatik, duhet të sigurojnë një nivel të duhur bashkëpunimi mes tyre dhe kjo perspektivë është shumë e rëndësishme.
Kështu është shprehur Ministri italian i Punëve të rajonale, Rafaele Fito, gjatë forumit të Programit IPA Adriatik, ku ka qenë e pranishme edhe pala shqiptare.
Nga ana e saj, zëvendësministrja shqiptare e Integrimit të Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka pohuar se është i rëndësishëm procesi i decentralizimit të qeverisjes dhe në këtë kuptim, modeli italian është një shembull i mirë.
“Programi IPA Adriatik është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për çështje ekonomike”, tha më pas ajo.
Duke shtuar se Shqipëria është protagoniste e këtij instrumenti, së bashku me vendet e tjera.
Është e rëndësishme, sipas Tabakut, se si ndikimi i tij do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit do të adoptojnë punën e komunave dhe autoriteteve lokale në Shqipëri.
Tabaku pastaj foli edhe për disa projekte shumë efektive që janë përzgjedhur dhe kanë filluar të shpërndahen, së bashku me projektet e rëndësishme strategjike.
Këto nisma janë të përkushtuar për tema të tilla si, për shembull, alternativa të energjisë dhe bashkëpunimit ekonomik dhe institucional.
Tabaku e ka përfunduar fjalimin e saj duke thirrur vendet për dialog dhe diskutime, duke siguruar që takimet janë një mjet për të “forcuar dhe përmirësuar cilësinë e projekteve dhe programeve”.
Objektivat kryesore të Bashkëpunimit Ndërkufitar të parashikuar në Programin IPA Adriatik, kanë të bëjnë me forcimin e kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që lagen nga ujërat e Adriatikut.
Përfituesit e fondeve janë subjekte publike, organet publike, organizatat private, duke përfshirë edhe kompanitë private, si dhe organizata ndërkombëtare nga Sllovenia, Greqia, Kroacia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.
Programi është i bazuar në katër fusha prioritare: burimet ekonomike, sociale dhe institucionale, natyrore dhe kulturore, asistenca teknike.
Programi është krijuar bazuar në përvojën e gjatë “Interreg IIIA”, i cili luajti një rol të rëndësishëm veçanërisht në lidhje me stabilitetin politik dhe institucional të vendeve në kufi me Adriatikun.

(noa.al)
No comments:
Post a Comment