Gjyqi që tronditi Amerikën (FOTO)

Shumëkush ka dëgjuar për Casey Anthony. Të paktën në SHBA. Emri i saj është më i përfoluri këto ditë atje. 25 vjeçarja akuzohej për vrasjen e vajzës 2- vjeçare. Por një gjykatë e ka shpallur të pafajshme.
Lajmi ka tronditur shumë amerikanë. Një gazetare e CBS gati sa nuk pësoi kolaps kur lexoi verdiktin në mes të një emisioni.

Një nga anëtaret e jurisë që shpalli të pafajshme Casey-n, tha se ata qanë dhe ndjenë të përziera në stomak kur dhanë vendimin. “Nuk thashë se ishte e pafajshme, por nuk kishte mjaftueshëm prova. Nëse nuk provon cili ishte krimi, nuk mund të përcaktosh ndëshkimin,” thotë Jennifer Ford për 25 vjeçaren, e cila rrezikonte dënimin me vdekje.

Casey sot do dalë nga burgu dhe do jetë e lirë. U desh dhjetë orë që shtatë gra e pesë burra të çlironin atë nga akuzat për vrasje të shkallës së parë, abuzim të rëndë më fëmijët dhe masakrim të një fëmije.

Casey buzëqeshi e çliruar.

Qindra njerëz përpara gjykatës reaguan me dëshpërim. Casey akuzohej se kishte mbytur vajzën e saj e më pas i kishte hedhur trupin në pyll.

Fillimisht ajo kishte pretenduar se fëmija ishte rrëmbyer, por në ditën kur u hap gjyqi, avokatët mbrojtës thanë se fëmija kishte vdekur në një aksident. Ata thanë se babai kishte abuzuar seksualisht me Casey-n kur ajo ishte e vogël, ndaj kjo shpjegonte sjelljen e saj pas vdekjes së vajzës. Madje ajo nuk kishte raportuar as humbjen e së bijës.

Katër ditë pas vdekjes së vajzës, Caylee, nëna e saj mori pjesë në një konkurs bukurie për ‘trupin më të nxehtë’. Miqtë e saj thanë se ajo nuk shfaqte asnjë shenjë ankthi apo depresioni.

Casey pas vediktit

Vogelushja Caylee

Njerezit reagojne te deshperuar perpara gjykates
Avokati mbrojtes i Casey u drejtohet gazetareve pas verdiktit

Vendi ku u gjet trupi i Caylee







(www.gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment