Roma kontakte të reja me Stekelenburg

Sipas raporteve nga transmetuesi satelitor në Sky Sports, Roma bën gati një ofertë të re për të bindur kryesinë e Ajaksit për ta liruar portierin Maarten Stekelenburg.
Klubi romak edhe pse arriti marrëveshje me portierin Carlos Kameni nuk arriti marrëveshjen edhe me klubin e tij Espanyolin për transferimin e kamerunasit.

Tani Roma pas shitjes së portierit Doni është në kërkim të një portieri dhe thuhet se ka dërguar ofertë për Stekelenburg e cila do të jetë më e lartë se ajo e kaluara dhe në orët e ardhshme pritet një përgjigje nga klubi holandez.











(www.lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment