07 Korrik 2011, çfarë ka ndodhur si sot në Shqipëri dhe në Botë

Çfarë ka ndodhur si sot
Ngjarje

1307 – Vdiq mbreti i Anglisë, Eduardi I, në një udhëtim drejt veriut për të marrë pjesë në një kryengritje në Skoci. Froni mbretëror u pasua nga Eduardi II.
1807 – Franca dhe Rusia nënshkruan Traktatin e Tilsitit, nëpërmjet të cilit u bënë aleatë dhe ndan Evropën mes tyre.
1854 – Vdiq fizikani George Simon Ohm. Njësia matëse e rezistencës elektrike e mban emrin e tij.
1898 – SHBA-ja e aneksoi Havain.
1937 – Forcat ushtarake japoneze sulmojnë Kinën. Fillimi i luftës Sino-Japoneze.
1946 – Murgesha e lindur në Itali, Frances Xavier Cabrini, u kanonizua si e shenjta e parë amerikane.
1954 – Elvis Presley bëri debutimin e tij të parë në radio, kur radiostacioni i Memphisit WHBQ, emetoi incizimin e tij të parë, “That’s all Right”.
1997 – Shkencëtarët Aleksander Gundel dhe Jurgen Zullei, që punonin në studimin e gjumit, zbuluan se njerëzit nuk bëjnë gjumë të rehatshëm në kozmos.
2005 – Sulmet terroriste në tre stacione nëntokësore dhe një autobus dykatësh shkaktuan vdekjen e 52 personave dhe katër kamikazëve, në sulmin më të madh në Londër që nga Lufta e Dytë Botërore.
2009 – Jordania njeh Republikën e Kosovës.
Lindje

1860 – Gustav Mahler, kompozitor dhe dirigjent austriak
1887 – Marc Chagall, piktor franko-ruso
1893 – Miroslav Krleža, letrar i madh kroat
1901 – Vittorio De Sica, regjisor italian
1915 – Yul Brynner, aktor amerikan
1922 – Pierre Cardin, kreator mode nga Franca
1930 – Biljana Plavšić, politikane serbe nga Bosnja dhe Hercegovina
1940 – Ringo Starr, muzikant anglez
1943 – Toto Cutugno, këngëtar italian
1981 – Omar Naber, këngëtar slloven
Vdekje

98 – Martirizimi i dëshmorëve të krishterë në Durrës: i Peregrinit dhe atyre që ishin me të, Lukianit, Pompeit, Hesikit, Papiut, Saturninit e Gjermanit, të ardhur nga Italia, të cilët i mbyti në det guvernatori pagan i Durrësit, Agrikola, sepse pohuan publikisht besimin e krishterë bashkë me Shën Astin.
1973 – Max Horkheimer, filozof dhe sociolog gjerman.
1997 – Vdiq Mate Boban, ish-president i entitetit të kroatëve të Bosnjës. Boban, presidenti i parë i “Herceg-Bosnja”, i shpallur në kulmin e luftës kroato-myslimane, në gusht të vitit 1993, ishte hequr nga ky funksion pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit, ku u krijua Federata Myslimano-Kroate.









(www.albenews.gr)

No comments:

Post a Comment