Është kthyer në një sfilatë mode dhe kulturash, ku spikasnin kapelat shumëngjyrëshe e shumëformëshe, ceremonia martesore e Princit Albert II të Monakos. Drejtues shtetesh, pesonalitet të artit, sportit e modës morën pjesë dje në ceremoninë martesore të Princit Albert II të Monakos dhe ish-notares afrikano-jugore Charlene Wittstock. Pas ritit civil në Sallën e Fronit të pallatit Grimaldi, në prezencën e dëshmitarëve dhe të ftuarve, princi 53-vjeçar dhe 33-vjeçarja thanë sërish “Po” në shtëpinë e Zotit. Shumë e hijshme, e veshur me një fustan të bardhë me bisht të gjatë, stiluar nga Giorgio Armani, nusja përshkoi tapetin e kuq deri në altar, e shoqëruar nga i ati, i cili me zor e mbante mallëngjimin, dhe 7 shoqëruese. Në fund ë ceremonisë, që zgjati 45 minuta, Albert dhe Charlene përshkuan qytetin me një lexus të hapur për të mbërritur në Kishën Santa Devota, ku princesha e re e Monakos hodhi buqetën si Grace Kelly 55 vjet më parë. Plot tri ditë festime, 850 të ftuar në pallat dhe 500 fatlumë të përzgjedhur për banketin e dasmës që vijoi në kazino. Torta dhe pjatat e banketit mbanin firmën e Alain Ducasse. Mes burrave dhe grave të shtetit, që morën pjesë në dasmën mbretërore, nuk munguan Presidenti francez Nicolas Sarcozy, pa bashkëshorten shtatzënë, Presidenti gjerman Christian Wulff, i Irlandës Mary McAleese, i Libisë Michel Suleiman, përveç Presidentit të Komisionit Europian José Manuel Barroso. Ndërsa nuk ishin të pranishëm Barack Obama e Jacob Zuma. Në rreshtin e parë ishin kurorat: familja mbretërore e Suedisë Victoria e Daniel, Frederick e Mary i Danimarkës, Guglielmo e Maxima të Holandaës, Emanuele Filiberto e Clotilde të Savojës (Albert ka qenë një nga dëshmitarët në dasmën e Emanuele Filiberto) si dhe kontët e Essex, përfaqësues të Anglisë. Në këtë ceremoni munguan edhe të sapomartuarit Duka dhe Dukesha e Cambridge, William e Kate, të cilët janë në një udhëtim në Kanada.
(www.panorama.com.al)
No comments:
Post a Comment