Një ambasador në Tiranë, takim me Fazlliçin në Londër?

Një nga ambasadorët e vendeve më të rëndësishme të akredituar në Tiranë është parë të lëvizte në kryeqytetin e Anglisë, Londër, në shoqërinë e një figure po kaq të njohur për shqiptarët.

Diplomati ka qëndruar për shumë ditë në kryeqytetin anglez për shkaqe të tjera, ndërsa mësohet se gjatë këtij “relaksi” është parë së bashku me serbo-boshnjakun Damir Fazlliç, aq të përfolur në mediat shqiptare për lidhjet e tij miqësore dhe lobingun në favor të kryeministrit Sali Berisha tek autoritetet e SHBA-ve që prej vitit 2005.

Disa burime mediatike raportojnë se ambasadori dhe biznesmeni që njihet si rezident në Angli dhe me këtë shtetësi, kanë qëndruar goxha gjatë me njëri-tjetrin. Madje janë parë të hyjnë në të paktën dy prej bankave të njohura të këtij vendi për arsye që ende nuk dihen dhe janë të paqarta. Gjithsesi këto burime janë tepër të rezervuara dhe ende jo zyrtare, dëshmi të ardhura direkt nga kryeqyteti britanik.

Mbase mediat e këtij vendi mund të sqarojnë më tepër në të ardhmen për këto takime jo zyrtare.
(ama-news.al)



No comments:

Post a Comment