Lady Gaga së shpejti mbetet pa flokë

Këngëtarja e njohur amerikane, Lady Gaga, e zbuloi se e ka tepruar me eksperimentimet me frizura kohët e fundit dhe për këtë flokët janë duke i rënë me të madhe. Ajo, siç shkruajnë mediet botërore, është shumë brengosur se mundet shumë shpejt të mbetet pa flokë.

Kështu me vite, zeshkania e dikurshme, i ka ngjyrosur flokët dhe ka provuar numër të madh të frizurave, me të cilat në të njëjtën kohë i ka fascinuar dhe shokuar opinionin e gjerë. Megjithatë, më nuk do të mundet aq shpesh t’i ndërrojë ngjyrat dhe tonet e flokëve, madje as frizurat, pasi që flokët gjithnjë e më shumë janë duke i rënë dhe është shumë e dëmtuar.

“Më duhet këto ditë të shkoj në trajtim. Ekspertët më kanë këshilluar që të heq dorë nga aventurat që i bëj në kokën time”, e pranoi e mirënjohura Lady Gaga për revistën “People”. Nga ana tjetër, përveç për flokët, Gaga do të duhet të brengosej edhe për fytyrën, edhe pse pohon se ka gjene të mira, dhe për këtë nuk kujdeset edhe aq shumë për lëkurën e saj.

Në fakt, këngëtarja e njohur e zbuloi se e ka një zakon të tmerrshëm dhe tha se nuk e largon grimin kur të bie në gjumë. “Jam e vetëdijshme se kjo nuk është e mirë për lëkurën, por kam gjene të mira”, e sqaroi artistja kontroverse, duke shtuar se nuk e pëlqen që ta lyejë shumë fytyrën, pasi që kjo sipas saj, e përshpejton paraqitjen e rrudhave.
(femina.al)



No comments:

Post a Comment