Ingridi, në PUB me Sinanin dhe Seldin

Pasi ka nxjerrë një këngë të re të shoqëruar me klip, ashtu siç bën çdo fillim vere, këngëtarja Ingrid Gjoni mesa duket po mendon seriozisht edhe për argëtimin e saj. Fundjavën e kaluar menjëherë pas pjesmarrjes në natën përmbyllëse të këtij sezoni të “Zonë e lirë” ka kaluar orët e para të mëngjesit tek kompleksi “Mai Tai” në kryeqytet. Së bashku me Ingridin ishte edhe mbesa e saj balerinë e cila me siguri ndjehet me fat sepse nuk ndodh shpesh të dalësh me teze për jetë nate. Vajzat janë parë në shoqërinë e Sinan Hoxhës dhe Seldit të cilët tashmë kanë unifikurar axhendat dhe po bëjnë koncerte bashkë. Të katërt janë argëtuar deri në orët e para të mëngjesit. PanoramaPlus

No comments:

Post a Comment