Janë dashur 11 orë bisedime për të gjetur gjuhën e përbashkët mes Galatasarayt dhe Lazios për transferimin e Lorik Canës në Romë.Në fund, futbollisti shqiptar arriti të realizojë ëndrrën e tij, kalimin në Serie A.
Lorik Cana do të përfitojë 2 milionë euro neto në sezon dhe këtu përfshihen edhe premiot nga kontrata 5-vjeçare që pritet të firmosë me Lazion të martën.
Paga e tij është 1.7 milionë euro, por klubi ka bërë me dije se është edhe pjesa e shpërblimeve, që Lazio e ka në sistemin e saj. Futbollisti në këtë mënyrë do të sakrifikojë 500 mijë euro në sezon, por duke qenë se do të luajë në Serinë A dhe në Kupat e Europës, ka vendosur që të heqë dorë nga një shumë kaq e madhe parash.
Pritet që nesër paradite Lorik Cana do të dalë në konferencë për shtyp si lojtari i ri i Lazios dhe më pas do t′i bashkohet skuadrës në stërvitje. Klubi italian përveç Canës do të përfitojë edhe 3 milionë euro për kalimin e Muzleras te Galatasaray.

(albeu.com)
No comments:
Post a Comment