Shtetasi shqiptar, Altin Kore, 32 vjeç, u arrestua të hënën në Rinas pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane për trafik droge.
Mësohet se shtetasi Kore vinte nga Turqia dhe nuk ka mundur t’i shpëtonte verifikimit të sitemit TIMS.
Nga kontrollet e ushtruara ai rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim si i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.
Nga të dhënat e autoriteteve amerikane, Altin Kore doli i implikuar gjatë hetimeve të një grupi meksikan të drogës. Thuajse dy vite më parë, ndaj tij u lëshua një urdhër-arresti, dhe ai u konsiderua si i arratisur, pasi policia amerikane nuk mundi ta arrestonte gjatë një aksioni ku u ndaluan disa shtetas meksikanë të përfshirë në trafik droge, raportoi Panorama.

(albanews.gr)
No comments:
Post a Comment