Mitrovicë: 8 serbë të lënduar në një rrahje masive

Tetë serbë, kryesisht të rinj, kanë pësuar lëndime gjatë një përleshje masive të martën në mbrëmje në Zveqan, por nuk ka pasur të lënduar rëndë.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Nysret Mehmeti ka thënë se në këtë rrahje kanë marrë pjesë gjithsej 14 të rinj dhe policia ka identifikuar gjashtë prej tyre dhe se ata janë prej moshës 19 deri në moshën 21 vjeç, ndërkohë që po gjurmohet intensivisht në identifikimin e të tjerëve.
Sipas tij, gjatë kësaj rrahje janë dëmtuar edhe dy automjete civile, ndërkohë që policia rastin e ka karakterizuar si prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe dëmtim të pasurisë së paluajtshme.
“Kemi gjashtë persona të dyshuar, edhe pse jemi në dijeni për cilët persona bëhet fjalë, policia akoma nuk ka arritur t’i arrestojë”, tha Mehmeti. 
(kosovapress.com)

No comments:

Post a Comment