Milani në kontakt me Juven për çmimin e Amaurit

Milani është në kontakt me Juventusin për të zbuluar çmimin e sulmuesit, Amauri.


Corriere dello Sport tregon se Amauri nuk është në planet e trajnerit të ri të Juventusit, Antonio Conte dhe për këtë arsye ai do të largohet nga Biankonerët gjatë kësaj vere.

Agjenti, Enzo Bronzetti ka lidhje të ngushtë me Rosonerët ku do të fillojnë dhe negociatat.

Milani edhe pse ka mjaft sulmues dëshiron që të përforcojë edhe më shumë këtë repart që në sezonin e ardhshëm të jetë më i suksesshëm në Ligën e Kampionëve.
(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment