Qytetarët që kanë automjete që nuk i kanë çregjistruar pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor dhe për këtë arsye kanë detyrime të mbartura, mund të përfitojnë tani me ligjin e amnistisë.Drejtori i Përgjithshëm i kësaj Drejtorie, Arben Pinari, në një intervistë për gazetën sqaron se efekti i ligjit është rreth 25 miliardë lekë dhe përfitojnë jo vetëm qytetarët, por edhe institucionet apo organizatat që kanë detyrime pranë kësaj Drejtorie. Ai fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj amnistie dhe ta shfrytëzojnë si mundësi për të mos u bërë pjesë e masave shtrënguese që do të vijnë nesër.
Z.Pinari, ka hyrë në fuqi ligji për amnistinë dhe ka dalë edhe udhëzimi i ministrit të Financave. Në këtë ligj, një pjesë e borxhit që falet është edhe ajo që qytetarët kanë karshi Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor. Cilat janë specifikat e ligjit që i mbulon Drejtoria juaj?
Ligji i faljes apo siç e njohim ligji “Për legalizimin e kapitalit dhe faljes së një pjese të borxhit doganor dhe tatimor”, bën disa kufizime, siç është ajo që : Të gjithë personat që kanë detyrim deklarimin e pasurisë apo në përgjithësi siç njihen pjesa e zyrtarëve të lartë, përjashtohen nga përfitimi i këtij ligji dhe sigurisht edhe nga pjesa që mbulon Drejtoria jonë. Njëkohësisht, përjashtohen edhe personat juridikë të cilët mund të zotërojnë përqindje kapitali ose kuota. Pra, të gjithë personat e tjerë përfitojnë nga ligji. Në udhëzimin që ka dalë për zbatim është përcaktuar nga Ministria e Financave edhe me afate kohore brenda 10 ditëve ILDKP të përgatisë një listë të këtyre zyrtarëve dhe t’ia dërgojë Drejtorisë së Doganave, tatimeve, bashkive, komunave dhe Drejtorisë sonë, pra gjithë ato institucione që kanë lidhje me taksat dhe tatimet, brenda 10 ditëve. Më pas, QKR do të përgatisë një tjetër listë të këtyre personave, ku këta të fundit kanë këto kuota kapitali apo përqindje aksionesh.
A ju ka ardhur ndonjë nga këto lista?
Ne na ka ardhur lista e zyrtarëve të lartë që përjashtohen nga ligji dhe tani po presim, punë ditësh, listën e dytë nga QKR. Me të mbaruar këto dy lista, jemi gati për të filluar zbatimin e këtij ligji. Ne i kemi marrë të gjithë masat si me punonjësit që do të zbatojnë ligjin, ashtu dhe me sportelet në të gjithë vendin. Këto ditë zhvilluam edhe një takim me drejtoritë, në mënyrë që të unifikojmë procedurat, sepse ka specifika nga më të ndryshmet. P.sh., detyrimet që X qytetar ka në Drejtorinë tonë janë të një personi i cili mund të mos jetë në territorin e Shqipërisë apo automjetin e përdor bashkëfamiljari, por që personi nuk jeton më. Janë shumë specifika të veçanta që ne vetëm kur hasemi me to do të mundohemi t’i unifikojmë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë në çdo sportel që do të shkojnë, të gjejnë një procedurë të caktuar që thjeshton punën jo vetëm në raport me të, por edhe procedurën në raport me ne. Procedura e unifikuar është më e thjeshtë edhe për sistemet e raportimit edhe të evidentimit dhe të nxitjes së problemit. Mënyra dhe aksesi i informacionit që ne do të kemi nga zbatueshmëria e këtij ligji, do të mbështetet nga raporte që në do t’i marrim çdo fundjavë, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për qytetarët, por edhe për institucione, për parti politike, për organizata, për sindikata të ndryshme, për trupa diplomatikë, pra të gjithë ç’kanë zotëruar automjete. Pra, spektri i subjekteve që përfshihen këtu brenda, është goxha i gjerë.
Sa e qartë është Drejtoria juaj për procedurat e zbatimit?
Nëpërmjet tipologjisë së problemeve që kemi hasur edhe tek amnistia e mëparshme, e cila fatkeqësisht nuk është shfrytëzuar brenda kontureve që kishte ligji nga qytetarët dhe nga gjithë subjektet që përmenda, ka pasur një efekt 30 për qind.
Si është interesi për këtë amnisti për pjesën e Drejtorisë suaj nga sa keni vërejtur?
Interesi është vërtetet për t’u përshëndetur dhe goxha i madh si në rrugë elektronike, ashtu edhe në kontakte direkt në sportelet tona. Prandaj dhe ne si Drejtori kemi deklaruar që jemi në prag të fillimit të zbatimit.
A i ka Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor kapacitetet për të zbatuar me sukses këtë ligj?
E para është një detyrim ligjor dhe si i tillë do të thotë që duhet të merren masa për zbatim me sukses, por nga pikëpamja administrative dhe njerëzore mund të them që janë mundësitë. Sot kemi një regjistër elektronik kombëtar të mjeteve. Pra, i gjithë ai database që ne kishim/ kemi është futur te sistemi i ri dhe e zotëron çdo drejtori rajonale. Ne si infrastrukturë njerëzore dhe kapacitete kemi mundësi që ta përballojmë më sukses këtë amnisti, veçse nga përvoja e kaluar(amnistia e 2008-s) me sa të dhëna kemi ne si institucion, amnistia e kaluar është lënë vetëm 3 ditët e fundit nga qytetarët dhe ka pasur një fluks të papërballueshëm. Ditën e fundit është punuar deri në orën 12, sepse sistemi po kaloi ora 12:00, merr datën tjetër dhe nuk ka më efekt. Një ligj që rri me 6 muaj efekt dhe të lihet 3 ditët e fundit, ishte neglizhencë dhe ndoshta ka pasur edhe pak mungesë për publicitet dhe ndërgjegjësim e ne jemi fokusuar në këtë pikë për ta bërë qytetarin më të përgjegjshëm. Kemi përgatitur fletëpalosje që do t’i shpërndajmë në prefektura, në mënyrë që njerëzit të njihen me projektligjin. Efektet e këtij ligji janë të mëdha dhe po kështu përfitimi për qytetarët dhe institucionet.
Ne si Drejtori e Përgjithshme për të gjithë institucionet që janë të një vartësie të lartë, si ministritë, organizatat politike e shoqërore shumë të fuqishme, kemi çuar njoftime shkresore duke i’u nxjerrë dhe gjithë listën e automjeteve që kanë, sepse ka shumë që nuk e dinë që kanë automjete të regjistruara në pronësi të tyre dhe mund të kenë pasur një administrator. Ky i fundit e ka shkrirë automjetin, por nuk ka pasur parasysh që ka edhe një procedurë të çregjistrimit të automjetit. Pra, mjafton mos ta çregjistrosh mjetin dhe ty detyrimet të shtohen vit pas viti.
Çfarë duhet të bëjnë qytetarët për të përfituar nga ligji?
Ne kemi bërë njoftimin e gjithë institucioneve që përmenda më sipër dhe kemi filluar nga niveli më i lartë duke i bërë koshientë dhe me dije që kanë “X” automjete që i posedojë akoma. Ato do të vinë të përfitojnë nga kjo falje për vitet e kaluara dhe, për ato automjete që nuk i posedojnë, do të bëhet procedura e çregjistrimit. Sa i përket qytetarëve, të gjithë ata që nuk kanë shlyer taksat e viteve me shtrirje 31.12.2010, duhet të paraqiten te sporteli ynë dhe të paguajë detyrimet e 2011 dhe ne bëjmë në mënyrë automatike çregjistrimin nga lista e debitorëve që kemi për këta persona, pra bëhet fshirja e debisë. Kemi shumë persona që kanë marrë gjoba të ndryshme dhe flas këtu për kategorinë e mjeteve të transportit publik dhe të mallrave. Edhe këto gjoba, në rast se nuk i kanë shlyer brenda këtij afati, atyre u falen në mënyrë automatike. Pra, deri më sot ato në rast se paraqiteshin në sportele, nuk u kryhej shërbim për vitin 2011, nëse nuk paguanin detyrimet e prapambetura. Me fillimin e zbatimit të këtij ligji, detyrimet do të fshihen në mënyrë automatike. Ato do të raportojnë çdo javë sipas formularëve përkatës që kemi bërë dhe i kemi gati për ato automjete që nuk kishin shlyer detyrimet e sa kanë përfituar, sepse janë të gjitha në sistem.
Po për makinat që do të zhdoganohen.
Ligji përcakton që zhdoganimi i makinave të importuara do të bëhet me 50 për qind të principalit. Çfarë duhet të bëjnë këta indivinë pasi kanë zhdoganuar makinën e tyre?
Ne aktualisht jemi të lidhur on-line me Doganat, duke filluar që nga viti 2010. Edhe në momentin e regjistrimit të mjetit, pavarësisht se qytetari sjell dokumentin, ne marrim konfirmimin direkt nga dogana që kjo makinë është e pastër. Qytetarët që kanë importuar makina deri më 31.12.2010, pasi zhdoganojnë makinën me 50 për qind të principalit në dogana, paraqiten te ne me formularët e zhdoganimit që i janë dhënë nga administrata doganore dhe nga ana jonë do t’u shërbehet njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë. Do të kishte qenë mirë që me programin e automatizimit të procesit të shërbimit të ishte mbaruar më herët punë, pasi nuk do të ishte e nevojshme që qytetarët të paraqisnin dokumente të tilla, si vërtetim banimi, sepse do ta merrnim on-line nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, por kjo nuk është arritur akoma, për arsye të nivelit të teknologjisë që ato kanë.
Sa janë efektet e këtij ligji për Drejtorinë tuaj?
Kemi afërsisht rreth 40 për qind të regjistrit kombëtar të mjeteve, të cilat përfshihen te kjo kategori që përfiton nga ky ligj. Janë 164 748 mjete, pra saktësisht 39 për qind e gjithë regjistrit, nga të cilat, po të marrim detyrimet e një mjeti, janë taksa e mjetit dhe taksa e qarkullimit. Nëse marrim si shembull një autoveturë, sepse kategoritë janë të ndryshme dhe po kështu edhe taksat, një autoveturë e ka 2400 lekë taksën e regjistrimit dhe 7000 mijë lekë taksën e qarkullimit. Po t’i marrësh dhe t’i shumëzosh me numrin e mjeteve (nëse këto mjete i kategorizojmë, gjithmonë si autovetura, se ka dhe mjete që janë në pune dhe kanë taksa më të lartë) del që përfitimi nga taksa e regjistrimit është 4 miliardë e 860 milionë lekë. Ndërsa për taksën e qarkullimit, e cila thamë që niveli më i ulët është 7 mijë lekë të reja, është 20 miliardë 719 milionë lekë. Në total rezulton 25 miliardë e 579 milionë lekë, nëse i marrim këto detyrime sikur të gjitha janë autovetrua dhe vetëm për viti 2010, ndërkohë që mund të ketë mjete të cilat mund të kenë dhe 2-3 vjet pa shlyer. Brenda kësaj kategorie kemi një numër personash që nuk e përdorin mjetin, por nuk njohin procedurat, të cila të krijon hapësira që t’i mund të bësh çregjistrimin e përkohshëm. Pra je me banim jashtë vendit dhe mjafton që brenda muajit janar të vitit që hyn të deklarosh dhe të bësh çregjistrimin e përkohshëm të mjetit dhe ty nuk të njihen taksat vjetore. Por, ka shumë njerëz që nuk e bëjnë këtë dhe nuk e dinë që e përdor apo jo mjetin, kjo është një taksë. Ka edhe nga ajo kategori njerëzish që vijnë e përdorin mjetin vetëm në verë dhe nuk e dinë që kanë detyrime të pashlyera. Ekziston edhe një kategori që mjetet e tyre janë amortizuar apo kanë dalë jashtë përdorimit si pasojë e aksidenteve apo i kanë abandonuar dhe këta qytetarë janë të detyruar që të dorëzojnë lejen e qarkullimin dhe tagrat për të bërë çregjistrimin, në mënyrë që të mos kenë detyrime. Edhe kjo kategori njerëzish mund të përfitojë duke plotësuar një formular-tip, që është në çdo drejtori dhe gjithçka zgjidhet edhe kur ai ka dokumentacionin e mjetit edhe kur nuk e ka, por bën deklarim. Qytetari mjafton të paraqitet me një mjet identifikimi dhe ne e kemi databasin e zbardhim gjithçka.
Çfarë mund të sjellë moszbatimi i kësaj procedure?
Qytetari do të jetë debitor pranë kësaj Drejtorie dhe do të jetë objekt i masave shtrënguese nesër. Nga ana jonë nesër do t’i kërkohet të arkëtojë detyrimet. Duke qenë se do të bëhet pjesë e detyrimeve shtrënguese, do të detyrohet që nesër të paguajë edhe këto detyrime që sot mund t’i shmangë shumë mirë nga ky ligj. Ai pas datës 31/12/2012 nuk do të mund të përfitojë më. Çregjistrimin e bën vetëm me 600 lekë.

(panorama.com.al)
No comments:
Post a Comment