Zyra për informim e KFOR-it ka bërë të dituse se është bërë një sistem i ri drenazhues si dhe një rrjedhë më e mirë e furnizimit me ujë për disa mullinj që gjenden në këtë fshat të Skenderajt.
“Nevoja kryesore është paraqitur në rrugë e cila ishte në gjendje shumë të keqe. Kjo rrugë, fillimisht e asfaltuar, është dëmtuar për shkak të ujit që rridhte në sipërfaqen e
saj nga përrenjtë e përmbyur malorë. Problemi i dytë ishte humbja e furnizimit të energjisë në mullinjë për shkak të vijave jo-adekuate të ujitjes, duke mos arritur të furnizohen mullinjtë në mënyrë të nevojshme”, thuhet në kumtesë.
Punimet në Banje janë kryer në përputhje me të gjitha kërkesat teknike nga ekipi i inxhinierëve të KFOR-it dhe konsistoi me vënien e një gypi në kryqëzimin e përroit, në mënyrë që të sigurohet rrjedha e ujit drejt mullirit të vendosur në fshat, 200 metra më poshtë se ajo pikë, si dhe me pastrimin e gypit drenazhues nga sedimentet dhe
mbeturinat.
Pas përfundimit të punimeve, fshatarët, të udhëzuar nga personeli i Detashmentit të Përbashkët Rajonal të KFOR-it, do të jenë përgjegjës për planin e rregullt të mirëmbajtjes me qëllim të mbajtjes së rrugës dhe gypave të drenazhimit sa më pastër nga balta natyrale dhe sedimentet.

(albinfo.ch)
No comments:
Post a Comment