Pikërisht për shkak të kësaj, nuk është për tu habitur hulumtimi i ri, i cili tregoi se 75% e femrave nuk do të ishin martuar për burrë të papunësuar, por gjithashtu, 65% të femrave nuk do të kishin vendosur për martesë nëse vetë ato nuk janë të punësuara.
Këto rezultate deri diku e spjegojnë trendin botëror të shtyerjes së martesës, dmth njerëzit presin të punësohen për ta thënë fjalën “Po”.
Edhe pse femrat thonë se punësimi është parakusht shumë i rëndësishëm për martesë, 91% e femrave së pari do të ishin martuar nga dashuria, sesa nga të hollat!
Hulumtimi ishte bërë në YourTango dhe ForbesWoman, dhe ja edhe disa prej konkluzioneve të tyre:
50% e femrave do të ishin martuar për ndonjë që përfiron shumë më pak se ato, kurse 41% nuk do ta kishin bërë atë.
55% do të ishin larguar nga kariera për tu kujdesur për fëmijët nëse partneri i tyre e kërkon atë nga ato, kurse 28% do ta kishin kërkuar të njëjtën nga partneri i tyre.
42% e femrave nëse do të kishin pasur një orë shtesë kohë të lirë, do ta kishin harxhuar në vehte, e jo në partnerin e tyre, shokët ose familjen.
77% e femrave besojnë se munden që në të njëjtën kohë të kenë edhe lidhje të suksesshme, jetë të përbashkët dhe karierë të suksesshme.
(femina.al)
No comments:
Post a Comment