(gazetatema.net)
Emanuel Adebajor drejt Marsejës
Sulmuesi togolez, Emanuel Adebajor nuk është blerë nga Reali i Madridit dhe për këtë arsye do të detyrohet që të rikthehet tek Mançester Siti. Por, aty nuk ka hapësira dhe duke parë edhe marrëdhënien e tij me trajnerin Roberto Mançini, ai kërkon që të largohet. Për të kanë shfaqur interes disa ekipe, por Marseja duket se është më konkretja. Adebajor duket se është dakord për kalimin, me kusht që të ketë një vend të sigurtë si titullar në ekip. Për të blerë togolezin, Marsejës i duhen para dhe për këtë ka vendosur që të shesë mesfushorin Luço Gonzales. I vetmi problem për këtë transferim është paga e lartë e Adebajor, i cili përfiton plot 8 milionë euro në sezon.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment