Shqipëria i heq vizat, Tajvani: Një pikë më tepër kundër Kinës

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për heqjen e regjimit të vizave me Tajvanin, duke u kthyer në vendin e 115-të në botë, që e ndërmerr një masë të tillë lehtësuese për lëvizjen e lirë të qytetarëve tajvanezë.

Ky lajm është konfirmuar nga ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi, në një deklaratë për shtyp.

Vendimi përmban faktin që mbajtësit e pasaportave tajvaneze, që vizitojnë Shqipërinë për më pak se 90 ditë nuk do të duhet të aplikojnë për viza turistike.

“Kjo e bën udhëtimin më të përshtatshëm për popullsinë tajvaneze”, tha zëdhënësi i MPJ-së tajvaneze, James Chang.

Ndërkaq, i pyetur se sa njerëz nga Tajvani e vizitojnë Shqipërinë gjatë vitit të kaluar, Chang tha vetëm fjalët: “Jo shumë”.

E megjithatë, sipas Chang, marrëveshja është e rëndësishme në aspektin diplomatik për Tajvanin, sepse Shqipëria dihet që ka një “marrëdhënie shumë të ngushtë” me Kinën.

“Shqipëria ka propozuar disa herë për të përjashtuar Tajvanin nga Kombet e Bashkuara dhe ka mbajtur një marrëdhënie miqësore me Kinën për një kohë të gjatë”, tha Chang.

Tajvani humbi anëtarësinë e tij në OKB-së në vitin 1971 dhe që atëherë, ka qenë i pasuksesshëm në përpjekjet e tij për t’u ribashkuar me organet ndërkombëtare.

“Përfaqësuesit tanë kanë shpenzuar shumë kohë dhe përpjekje për të shkrirë marrëveshjen me Shqipërinë, një vend pa marrëdhënieve diplomatike me Taivanin”, shtoi zëdhënësi.

Ndërkaq, deklarata për shtyp e MPJ-së tajvaneze, shpjegon se emri është i pranueshëm në Tajvan dhe ka interpretuar gatishmërinë e Shqipërisë për të njohur Tajvanin, si një gjest vullneti të mirë.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment