Kryebashkiakja godet me grushte sherifin (VIDEO)

Autoritetet në Filipine thonë se janë duke hetuar sulmin e një kryebashkiakeje ndaj një sherifi.
Sara Duterte, kryebashkiake e Davao City në jug të Filipineve, goditi disa herë me grusht zyrtarin e gjykatës, Abe Andres, pasi ai refuzoi të shtynte shkatërrimin e një getoje.

Sulmi erdhi gjatë një operacioni ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë.

Veprimet e saj u filmuan nga një ekip televiziv. Ajo tha se kishte kërkuar që të shtyhej prishja e lagjes, në mënyrë që banorët të largoheshin paqësisht.











(www.gazetatema.net)



No comments:

Post a Comment