09:19 - Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot për kërkesë padinë e PS-së të bërë më 2 korrik. Në seancën e djeshme Partia Socialistë hoqi dorë nga kërkesë padia e 30 qershorit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve duke kërkuar që më parë të shqyrtohet kërkesa e 2 korrikut.
Në kërkesën e depozituar në 2 korrik, Partia Socialiste kërkon nga Kolegji që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të marrë në shqyrtim kërkesën e bërë prej saj ku kërkohet të shpallet i pavlefshëm vendimi i cili shpalli fitues kandidatit demokrat Lulzim Basha me 93 vota.
(www.albeu.com)
No comments:
Post a Comment