Beteja në Kuvend për regjistrimin etnik e fetar

Në Kuvendin e Shqipërisë sot pritet të shqyrtohet një ndër projektligjet më të debatuar për regjistrimin e popullsisë. Gjithashtu në Kuvend pritet të miratohen edhe projektligjet për buxhetin në kuadrin e rishikimit të tij, formulën e privatizimit të INSIG-ut dhe borxhin që vendi i ka Serbisë.
Projektligji për regjistrimin pritet të shënojë debat brenda maxhorancës, pasi deputetet e PDIU-se janë shprehur kundër regjistrimin mbi baza feje dhe etnie.

Dy deputetet e PDIU-së, do të kërkojnë ndryshime në ligj, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk do ta votojnë, duke rrezikuar kështu kourumin e nevojshëm të votave për miratimin e tij.

Ndërkohë disa deputete te PD-se, qe i përkasin minoritetit grek , e mbështesin këtë nismë duke kërkuar që në regjistrim të përfshihet edhe etnia edhe feja.

Pak ditë më parë, Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin për regjistrimin e popullsisë. Ministri për Inovacionin, Genc Pollo, u shpreh se ky projektligj do të jetë vetëm për rëndësi statistikore dhe aspak për regjistrim, siç pretendohet.







 

(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment