Pas gati dhjetë vjetësh luftë në Afganistan, SHBA fillon në korrik tërheqjen e ushtarëve të saj nga ky vend. Po këtë vit niveli i trupave në Hindukush do të reduktohet në 10.000 ushtarë, tha presidenti Barak Obama në një fjalim drejtuar kombit që u transmetua në televizion.
Deri në verën e vitit 2012 do të pasojnë edhe 23.000 të tjerë. Ky është fillimi dhe jo fundi i përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës, tha Obama. Ai e arsyetoi vendimin veçanërisht në suksesin e arritur në luftën kundër rrjetit terrorist të Al Kaidës. Së bashku me Pakistanin, kanë mundur që të eliminojnë gjysmën e udhëheheqjes së Al Kaidës. Në sajë të punës së shërbimit sekret u arrit të vritej Osama bin Laden, udhëheqësin e vetëm që Al Kaida se kishte menduar kurrë, tha Obama më tej. Pas tërheqjes së pjesshme, numri i trupave amerikane deri në 2014 do të vazhdojë edhe më tej me ritëm kostant. Aktualisht në Afganistan janë të stacionuar rreth 100.000 ushtarë amerikanë.

(rtv21.tv)
No comments:
Post a Comment